Shihej si e ardhmja e Manchestet United, Januzaj i vë fajin Van Gaal-it: Statitikat thonë mjaft, më ulte në stol kur sillja ndryshim

Adnan Januzaj shihej në të shkuarën si një nga talentet më premtues të Manchester United. Sulmuesi shqiptar do të zinte disa herë vendin në formacion, duke bërë edhe paraqitje të mira në fushën e lojës. Megjithatë karrira nuk shkoi në mënyrën më të mirë për të, teksa pas disa huazimeve la “djajtë e kuq” dhe tani vazhdon karrierën e tij në La Liga me fanellën e Real Sociedad.

“Mundo Deportivo” ka sjellë fjalët e Januzaj, ku në një intervistë me median spanjolle do të shprehej se golin e parë do ia dedikonte Luis Van Gaal-it. Ish-trajneri i Manchester United nuk ka lënë mbresa të mira te futbollisti shqiptar dhe këtë nuk e fsheh aspak.

“Kujt ia dedikoj golin e parë me Real Sociedad? Epo, Louis van Gaal. Në të vërtetë nuk duhet të mbrohem kundër tij, statistikat thonë mjaft. Sa herë që bëja një ndryshim me një asistim ose një gol, ai më ulte përsëri në pankinë më vonë. E njëjta ndodhi edhe me Memphis Depay.

Nëse ai thotë se na ka dhënë mjaft mundësi, nuk po e thotë të vërtetën, është kaq e thjeshtë. Për fat të mirë, ka shumë njerëz në Manchester United që dinë të më vlerësojnë. Giggs është një nga njerëzit që unë i detyrohem më shumë te Manchester United. Kur ai ishte akoma lojtar më dha këshilla dhe unë gjithashtu mësova shumë nga ai si trajner”, ka thënë Adnan Januzaj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *