“Shigjeta” Roshi godet, Ahmati siguron mbijetesën!

0

Një “Odise” pa fund, që ka zgjatur thuajse 1 sezon, kur duhet edhe 1 javë nga fundi i kampionatit të rregullt në Rusi… Roshi ka gjetur golin dhe gëzimin e parë me fanellën e Ahmat Groznit, duke fituar në transfertë, me rezultatin 2-0, në fushën e Anzhi Makaçkala, ish-skuadra e Bernard Berishës, që gjithashtu ka qenë në fushë për çeçenët. Fieraku ka realizuar pikërisht kur vendësit po përpiqeshin që të gjenin barazimin pasi miqtë kaluan përpara me anë të Rodolfos. Një kundërsulm i shpejtë, me finalizim nga futbollisti i kombëtares, në fushë si zëvendësues, pikërisht në vend të Berishës, teksa Balaj ishte titullar për 66 minuta. Me këtë sukses, kur duhet edhe 1 javë nga fundi, Ahmati ka siguruar mbijetesën me 38 pikë, 4 më shumë se zona e ftohtë e play-out.

https://www.youtube.com/watch?v=Y09kCAiEsZg

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.