Shifrat mbresëlënëse të Ismajlit, hera e katërt mes më të mirëve

Ardian Ismajli, edhe pse në fillim të sezonit ka pasur probleme dhe hapësirat për të kanë qenë të pakta, së fundmi është vlerësuar për paraqitjen e tij dhe është përfshirë në formacionin më të mirë të javës në Kroaci. Mbrojtësi i Hajduk Split përfshihet mes “yjeve” për të katërtën herë këtë sezon.

Formacioni më i mirë i Telesport.hr i referohet të dhënave të grumbulluara nga “Instat Sports” dhe Ismajli është nga më të spikaturit.  Javën e fundit nuk kishte asnjë shqiptar të përfshirë në formacionin më të mirë të javës, por spikaste Abazaj me driblimet e kryera.

SHFRAT – Ismajli është mirë me topin dhe ka spikatur sërish me numrin e pasimeve të sakta. Ai ka tentuar 95 pasime dhe 84 herë ka qenë i saktë. Në prej pasimeve të sakta e ka dhënë në zonën e kundërshtarit, në tre tentative. Ndërkohë që ka provuar edhe të asistojë, por pa sukses.

Qendërmbrojtësi ka qenë superior edhe në duelet me kundërshtarët, duke fituar 17 nga 19. Ismajli ia ka dalë me sukses të kryejë me sukses edhe 5 driblime, në po aq herë sa ka tentuar. Ai ka rritur të nisë me sukses 5 sulme, nga 7 tentativa. Gjithashtu ka ndërprerë tetë aksione të kundërshtarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *