Shifrat: Kukësi-Karabak, në letër diferencat nuk janë të frikshme!

Kukësi do të ndeshet në turin e dytë të Champions Leagues kundër ekipit azerbajxhanas të Karabakut. Skuadra verilindore kaloi me 1001 halle dhe me shumë fat ekipin maltez të Valetës. Nisur nga një pikë e tillë shanset për kualifikimin janë thuajse zero.

Futbollit nuk i dihet kurrë, Laçi ishte shembulli i Shqipërisë. Në rast se Armando Cungu arrin të kthejë si me “magji” lojën e ekipit dhe arrin t’i marrë maksimumin futbollistëve të tij, diferencat nuk janë aq të frikshme, të paktën në letër.
Nëse i hedhim një sy ekipeve në transfermarket dhe vlerës së lojtarëve shihet se Karabaku është vetëm 4.1 milionë euro më shumë se verilindorët. Vlera e futbollistëve të azerbajxhanasve është 10.45 milionë euro, ndërsa e Kukësit është 6.30 milionë euro.

Diferencat kokë me kokë mes futbollistëve janë sërish jo aq të frikshme. Futbollisti më i shtrenjtë i ekipit azer është Simeon Slashev me 1.10 milionë euro, ndërsa dy futbollistë të tjerë janë me 1 milion euro. Fjala është për Abdellah Zoubir dhe Dani Kuintana (i dëmtuar).

Nga krahu tjetër, futbollisti më i shtrenjtë i Kukësit është braziliani i afruar në merkaton e verës Uilliam Kordero me 600 mijë euro. Pjesa tjetër është nën 500 mijë euro. Shanset që Kukësi të fitojë janë minimale, por asnjëherë nuk i dihet. Shpresojmë që skuadra verilindore të dhurojë dy ndeshje të mira dhe pse jo, të shkruajë historinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *