Shifrat/ Jo vetëm prestigj, ja sa fiton Shqipëria nëse del e para në Ligën e Kombeve

0

Përfaqësueset europiane kanë mësuar ditën e sotme kundërshtarët që do të kenë përballë në Ligën e Kombeve për edicionin 2020/2021, ndërsa në shtatorin e ardhshëm lojtarët do të zbresin në fushën e lojës për të matur forcat me njëri-tjetrin. Përpos mundësive shtesë për një vend në kompeticionet si Europiani apo Botërori, Liga e Kombeve shërben mjaft mirë edhe për të mbushur arkat e Kombëtareve.

Kështu vendi i parë në grupin C nuk do i jepte Shqipërisë vetëm të drejtën për të luajtur në një Ligë më sipër dhe më të fortë sezonin pasardhës të këtij kompeticioni. Kjo pasi kreu i grupit përkthehet edhe në 1.12 milionë euro të fituara. UEFA ka akorduar një fond prej 113 milionë eurosh në total për Ligën e kombeve, ku përveç të ardhurave për krerët e grupeve do të shpërndahen gjithashtu edhe 1.1 milonë euro të tjerë për Kombëtaret pjesëmarrëse në shenjë solidariteti./Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.