Shifrat e frikshme të Skënderbeut, asnjëherë si këtë sezon

1

Në 18 ndeshje zyrtare që nga vera, janë humbur vetëm 2, kundër Mlada Boleslav dhe Dinamo Kiev. Në verë ecuria ishte fantastike. U kaluan katër ture në Europë dhe sidomos sukseset kundër Kairatit, Mladës dhe Dinamo Zagreb janë ende të freskëta për emocionet që krijuan. Ata që thonë se të marrit pjesë në kupat e Europës mund të ndikojë në kampionat, gabohen rëndë. Në 8 ndeshje, 7 fitore dhe 1 barazim është statistika më e mirë e Skënderbeut që kur është krijuar cikli. As para dy vitesh kur Skënderbeu mendohej dhe ishte konceptuar si Dream Team nuk ka pasur rezultate kaq të mira, as në grupe e as në kampionat. Në 3 ndeshje e para në grupet e Europa Ligës dy sezone më parë kishte grumbulluar 0 pikë, duke mos pasur asnjë shpresë për kalimin e grupit, ndërsa sot ka 2 pikë dhe udhëton në Beograd duke kërkuar një rezultat pozitiv për ‘i dhënë shpresë që në fund të këtij raundi të arrijë vendin e dytë.

Nëse rezultatet fantastike të Skënderbeut janë një lajm shumë i mirë kombëtar, sepse të jesh një skuadër kaq dinjitoze në Europë është gjithnjë kënaqësi, kjo ecuri në kampionat të dëshpëron pak, sepse nëse Skënderbeu vazhdon kështu, rrezikohet një vrasje e kampionatit shumë më para se sa ishte parashikuar. Në fund të fitojë kush të dojë, por të mos e bëjë këtë që në janar. Duam që titulli të zgjidhet javët e fundit. Do ishte më bukur ashtu. Skënderbeu nuk do e dëgjojë thirrjen tonë. Ata nuk paguhen për të zbukuruar kampionatin. Ata paguhen për të fituar.

SHPËRNDAJE

1 KOMENT

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image