Shifra të pabesueshme/ Ja sa bileta janë shitur deri tani për Tirana-Partizani, “Air Albania” i stërmbushur

“Air Albania” do të presë derbin e kryeqytetit ditën e premte, ku Tirana dhe Partizani do të masin edhe një herë forcat me njëri – tjetrin. Përballjet mes tyre kanë premtuar gjithnjë emocione dhe atmosferë të jashtëzakonshme, ndërsa interesi nga tifozeria është gjithnjë i lartë.

Edhe pse biletat kanë dalë në shitje mëngjesin e sotëm, numri i tifozëve që kanë siguruar një të tillë është tepër i lartë. Sipas “RTV Ora” plot 10 mijë bileta janë shitur deri në orën 18:00 të pasdites. Një shifër vërtet e jashtëzakonshme kjo, që tregon qartë edhe rëndësinë që kjo sfidë mbart me vete për të gjithë tifozët. E duke marrë parasysh se janë edhe 3 ditë të mbetura që nga momenti kur Tirana dhe Partizani do të zbresin në fushën e lojës, me shumë mundësi do të kemi një ndeshje “sold out” në “Air Albania”./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *