Shifra katastrofike, çfarë ndryshimi te Kamza brenda vitit!

0

Kamza e ka nisur si mos më keq këtë sezon futbollistik. Edhe pse në ndonjë moment janë përmendur kupat e Europës, skuadra periferike e kryeqytetit është ndër më të kuotuarat për të rënë një kategori më poshtë.

Kur janë luajtur 13 javë kampionat, Kamza renditet në vendin e parafundit në klasifikim dhe ka grumbulluar vetëm 8 pikë. Golat e shënuar janë të paktë: 7 rrjetat të tundura, ndërsa portieri Avdyli është detyruar ta nxjerrë topin nga rrjeta plot 17 herë.

Numri i fitoreve të arritura? Vetëm dy, po aq sa barazimet. E para u realizua në takimin e parë të kampionatit kundër Tiranës, kurse tjetra ndaj Kastriotit në debutimin e trajnerit Klodian Duro. Po të krahasojmë Kamzën e këtij sezonit me atë të një sezoni më parë, diferencat janë të frikshme.

Pikët e grumbulluara një vit më parë ishin 23 dhe Kamza renditej në vendin e dytë pas Skënderbeut. Golat e shënuar ishin 13, ndërsa ato të pësuar 9. Fitoret e marra gjashtë dhe në pesë ndeshje të tjera kishin dalë të mposhtura. Numri i humbjeve? Dy, po aq sa fitoret e këtij sezoni.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.