Shifra fantastike, Bajerni “blindon” talentin e Gjermanisë U-17

Bajerni i Mynihut ka firmosur një kontratë afatgjatë me talentin e Gjermanisë U-17, Oliver Batista Majer.

17-vjeçari, i cili luan kryesisht si anësor i majtë ofensiv, kaloi te Bajerni në vitin 2016, nga të rinjtë e Kaizerslauternit, ndërsa fitoi kampionatin gjerman me moshat e Bajernit.

“Oliveri është një talent i madh”, tha Drejtori Sportiv Hasan Salihamixhiç. “Jemi shumë të lumtur që ai do të qëndrojë për shumë vite me ne. Është një futbollist cilësor, shumë i shpejtë dhe me driblim fantastik. Synimi ynë është që tana ta zhvillojmë këtë lojtar”.

Batista Majer, i cili luajti në Kampionatin Europian me Gjermaninë U-17 këtë vit, tha: “Po realizoj një ëndërr, do të bëj gjithçka që të bëhem një futbollist profesionist këtu. Jam shumë i lumtur dhe shpresoj të bashkohem me ekipin e parë sa më shpejt”.

Në sezonin e fundit Batista Majer ka luajtur 41 ndeshje në total me ekipet e moshave të Bajernit, duke shënuar 33 gola e duke dhënë 19 asiste, shifra impresionuese, që kanë bindur Bajernin ta “blindojë” pa mbushur moshën madhore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *