Shi në Kongo, ndalet derbi i kombëtareve dhe plas gallata (VIDEO)

Futbolli afrikan nuk ndalon së na habituri. Kësaj radhe udhëtojmë drejt kryeqytetit të Kongos, Brazavij. Në ndeshjen midis vendasve dhe fqinjëve nga Republika e Kongo në kuadër të kualifikuesve të Kupës së Kombeve të Afrikës, lojtarëve të të dyja skuadrave i është dashur t’i përvishen punës për të larguar ujin e shumtë që kishte pushtuar fushën pas një rrebeshi.

Gjithçka ndodhi kur rezultati i ndeshjes ishte 1 – 1. Intensiteti i lartë i shiut detyroi gjyqtarin e takimit që të ndalonte lojën. Futbollistët menjëherë iu futën punës duke marrë secili nga një kovë. Mundi i tyre u shpërblye dhe ndeshja vazhdoi, por rezultati mbeti i njëjtë deri në fund të takimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *