Shfryn Agjenti i Montolivos: Gatuzo nuk po logjikon

Rikardo Montolivo nuk luajti qoftë dhe një minutë në ndeshjen midis Milanit dhe Fiorentinës. Gatuzo vendosi t’i besonte të rinjve Hoze Mauri dhe mbrojtësit Kalabria, i cili u spostua në mesfushë. Agjenti i ish-kapitenit të Milanit, Xhovani Brankini, ka folur për “Radio Deejay” për situatën e keqe në të cilën ndodhet lojtari tij.

“Vendimi i trajnerit për të mos e marrë në konsideratë lojtarin tim duhet respektuar, edhe pse është përtej kufirit të logjikës. Nuk dua të flas për një “skenar” hakmarrjeje, por është e vështirë që unë ta besoj se papritmas, Montolivo është bërë lojtari më i dobët i skuadrës, përsa i përket cilësisë dhe besueshmërisë”.

“Mos mendojnë se ka ndonjë mundësi ngjitëse? Ai nuk luan që prej 13 majit. Flitet se ka interes nga Xhenoa, por unë nuk di gjë për këtë. Ajo që mund të them unë është se Montolivo kurrë nuk ka refuzuar ndonjë transfertë”, tha agjenti i mesfushorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *