“Shfrenimi” i Halilit: Tirana i ofroi Mavrajt 150 mijë euro në vit, oferë për Arlind Ajetin

Merkato e janarit është ende në heshtje për klubet e Superiores, por nuk përjashtohet që të kemi afrime të bujshme me kalimin e ditëve. Me shumë vëmendje pritet të shihet sesi do shkojë eksperienca e Arlind Ajetit në karrierën e tij, ndërsa vazhdon të mbetet pa ekip.

Tirana i ka bërë një ofertë, ndërsa mbrojtësi shqiptar po e mban si një alternativë të fundit. Bardheblutë duket se kanë një dashuri të madhe me mbrojtësat e Kombëtares, ndërsa një propozim ia kanë bërë edhe Mërgim Mavrajt. Gazetari Gjergj Stefa e ka thënë më hapur te “Zona Gol”:

“Tirana ia ka bërë një ofertë Arlind Ajetit, tani pritet të shihet përgjigja e tij. Në fakt kjo nuk është hera e parë që tentohet një afrim i tillë. Mërgim Mavrajt i është bërë gjithashtu edhe një ofertë me shifër stratosferike, duke i thënë për 150 mijë euro në vit përpara se të shkonte në Gjermani”, ka thënë Stefa. /Sport Ekspres/