Shfaqje Topçinjsh, Mkitarjan e Obamejang super, Ramsej tre gola

Po tani, çfarë mund të ndodhë? Zakonisht, kur shënon Aron Ramsej, vdes një emër i famshëm nëpër botë. Kështu thotë legjenda por nuk kemi parë çfarë ndodh kur Ramsej shënon 3 gola në një ndeshje. E bëri sot, kundër Evertonit, në fitoren 5-1 që Arsenali arriti ndaj Evertonit,msdioker në fazën mbrojtëse.

Krejt papritur, Arsenali gjen lojë, gola e pikë, sinjal i qartë se klubi e ka kuptuar më në fund se vetëm me blerje cilësore si Mkitarjan e Obamejang shkohet përpara.

Obamejang shënoi, Mkitarjan dha 3 asiste, Ozil me ne fund ka rigjeneruar frymëzimin dhe njerëzit e duhur për të kombinuar në fushë, Ramsej tre gola dhe… Të shohim çfarë do ndodhë deri nesër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *