Shfaqet papritur në stërvitjen e Tiranës, një provë bëhet edhe me Morinën

Tirana është duke vazhduar me përforcimet për janarin, teksa kërkon me çdo kusht që të fitojë Superioren. Misioni është shumë i vështirë prandaj kërkohen edhe shumë emra të rinjë. Një prej lojtarëve që nuk ka qenë më parë pjesë e ekipit, sa i përket këtij sezoni, ka zbritur në qendrën stërvitore.

Bëhet fjalë për Mario Morinën, një emër i njohur për tifozët bardheblu pasi ka qenë edhe më herët pjesë e skuadrës. Në fotot e hedhura nga klubi në faqen zyrtare mbahet disi e fshehtë, pasi nuk ka një fokusim të plotë dhe të qartë të lojtarit.

Por me foton e publikuar nga vetë Morina në rrjetet sociale, tregohet stërvitja me bardheblutë. Aktualisht sulmuesi është pa ekip dhe ekzistojnë gjasat edhe për një hipotezë të mundshme që e lidh me Tiranën vetëm stërvitja. Por dalja me grupin e plotë tregon se Ahmataj kërkon që ta shoh nga afër lojtarin dhe për të vendosur nëse do të qendrojë apo jo përfundimisht te skuadra. /Sport Ekspres/