Shezni: Championsin e luaj edhe në rërë!

Juventus nesër do të sfidojë Jang Bojs në transfertë, për të ruajtur vendin e parë, ku ka dy pikë më shumë se Mançester Junajtid i vendit të dytë. Në kuadër të sfidës ka folur portieri i “zonjës së vjetër”, polaku Shezni. “Gardiani” i bardhezinjve ndër të tjera, tha se zhvillimi i sfidës në fushë sintetike, është diçka që nuk do të përbënte problem, pasi do të luante edhe në rërë.

FUSHA – “Gjërat ndryshojnë, sepse luhet më shpejt në një fushë sintetike. Gjithsesi, ndeshjet e Championsit do t’i luaja dhe në rërë, kështu që nuk ka ndonjë ndryshim”.

NDESHJA – “Presim një ndeshje të vështirë, kundër një skuadre që në shtëpi është shumë e fortë. Duhet të jemi të vëmendshëm në mbrojtje”.

VENDI I PARË – “Të përfundosh në vendin e parë është vendimtare, deri tani e kemi merituar dhe na duhet ta konfirmojmë nesër këtë gjë. Më pas shortin do ta presim akoma më të qetë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *