Çevanton, luftëtari që dikur pranoi 900 euro në muaj për të ngjitur Leçen!

0

Në “Via del Mare” e kujtojnë ende me mall. Me shpatullën e nxjerrë hyri në fushë për t’i dhënë një dorë skuadrës verdhekuqe për ta ndihmuar në misionin Serie B. Por sot, uruguaiani me gjak salentin mundet vetëm të gëzojë nga tv

Anton Cicani

Nëse bën një shëtitje në “Via del Mare”, stadiumi legjendar i Leçes, ndoshta ndjen ende aromën e djersës dhe barin e shkelur nga një prej futbollistëve që në ato anë ka shkruar faqet më të bukura dhe ka “skalitur” kujtimin e një “misionari” të dashuruar pas këtij qyteti dhe komuniteti.

Ai që fliste me gjuhën e golave, por sidomos edhe me atë të dashurisë, pasionit dhe sakrificës. Nga ato anë, kurrsesi nuk mund të harrojnë kur pranoi 900 euro në muaj vetëm që të vishte sërish, për të tretën herë, fanellën verdhekuqe, sepse rëndësi për të ishte të kthehej në shtëpi, aty ku e donin dhe i donte. “Isha pranë tërheqjes nga futbolli dhe dëmtimi i rëndë në thembrën e Akilit më kishte lënë të kuptoja se ora e mallkuar kishte ardhur, por një telefonatë më ndryshoi jetën”.

Ajo telefonatë erdhi nga jugu i Italisë, aty ku ende kishin nevojë për të. “Rroga ime e vërtetë ishte dashuria e njerëzve dhe jo paratë… për mua, dashuria e tyre, në krahasim me aspektin ekonomik, ishte gjëja më e rëndësishme. E dashuroj Curva Nord, tifozerinë e Leçes: e di se sa shumë më duan. Më mjafton kaq për të qenë i lumtur”.

Image result for chevanton lecce

Një dashuri që nuk mund të shprehet me fjalë, për atë që vërtet ishte një “misionar”, por sidomos ishte një gjakatar, një luftëtar, i cili përpara vështirësive nuk ulte kokën dhe kthehej mbrapa, por sfidonte edhe fatin. Një shpatull e nxjerrë dhe mjekët që i jepnin urdhër të mos kthehej më në fushë, bashkë me trajnerin, teksa ai bërtiste, “mister, më lejo të luaj, nuk dua t’ia di”… “Ku do të shkosh i katandisur kështu”, i thërriste trajneri. “Duhet të luaj dhe pikë!”. Ishte play-off dramatik për t’u ngjitur në Serinë B dhe ai nuk dëshironte ta braktiste anijen.

Image result for chevanton lecce

Ishte sezoni 2012-2013 dhe verdhekuqtë nuk arritën të siguronin ngjitjen, pasi u eliminuan nga Karpi. Atij nuk iu rinovua kontrata që kishte firmosur për vetëm gjashtë muaj, por u largua me lot në sy dhe mes falënderimeve të gjithë tifozerisë. Drithërima në “Via del Mare”…

Related image

Sot, me “patentën” si trajner i Kategorisë D, të marrë në Koverçiano, drejton një skuadër të quajtur Soccer Dream Parabita, dhe teksa ka parë ngjitjen e Leçes në Serinë B dhe së fundmi në Serie A, më në fund, rrethi është mbyllur. Një gëzim që i ka dalë nga brenda tij…

Sepse, Ernesto Çevanton është vetëm një uruguaian me gjak salentini…

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.