Sheva i bën komplimente Italisë: I kënaqur me barazim

0

Andrij Shevçenko kthehet në Itali, aty ku ka shënuar pa fund me Milanin, por tashmë kthehet si trajner i Ukrainës.

Sheva ka mbetur mjaft i kënaqur nga barazimi i marrë në miqësoren e mbyllur 1-1 në Xhenova, duke e pranuar se Italia ishte superiore.

“Jam shumë i kënaqur nga skuadra ime. Në pjesën e parë Italia ishte më lart, e kontrolloi ndeshjen. U bëj komplimente. Më pas, duke ndryshuar disa gjëra, erdhën disa kundërzbritje nga në dhe barazimi na kënaq plotësisht. Bëmë shumë gabime dhe në këto nivele është e pafalshme”, tha Sheva, i cili foli edhe për tema të tjera.

“Verrati? Mendoj se është një lojtar shumë i rëndësishëm për mesfushën e Italisë. Ançeloti? Do flas me të, sigurisht. I uroj fat Italisë për ndeshjen kundër Polonisë”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.