Sherri në stërvitje, drejtuesit e Tomorit marrin vendimin e parë

0

Klubi i Tomorit nuk ka vonuar të reagojë pas incidentit të ndodhur para seancës së sotme stërvitore, ku protagonist është bërë mbrojtësi Lisjan Hadaj. Ky i fundit është grindur me trajnerin Bledar Devolli dhe tashmë për të është vendosur të pezullohet pa afat.

Jo vetëm kaq, por beratasit kanë shprehur mbështetjen e tyre maksimale për trajnerin Devolli. “Menjëherë pas incidentit të ndodhur gjatë seancës së sotme stërvitore klubi ka vendosur: Pezullim pa afat për futbollistin Lisjan Hadaj”, thuhet në deklaratën e klubit.

Më tej beratasit shtojnë: “Ndërkohë pas situatës së krijuar, duam t’i japim besimin maksimal teknikut Bledar Devollit dhe bashkë me stafin e tij dhe futbollistët të vazhdojë punën dhe rikthimin te fitorja”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.