Sherri në duelin historik, Khabib kërcënon largimin nga UFC

0

Pas triumfit përballë Konor MekGregor, ku mbrojti titullin kampion në Arte Marciale Mikse (MMA), Khabib Nurmagomedov kërcënoi UFC se do ta braktisë këtë federatë, nëse ata nuk i marrin seriozisht kërkesat e tij. Gjithçka është bërë nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në Instagram të luftëtarit rus.

Javën e kaluar, Khabib mposhti rivalin e tij, MekGregor, duke e detyruar të dorëzohej në raundin e katërt, ndërsa pas triumfit, në sallë dhebrenda oktagonit nisi një sherr masiv, ndërmjet shoqëruesve të dy luftëtarëve. Pamje të turpshme, në atë që u cilësua dueli më i madh në historinë e këtij sporti.

Nurmagomedov kapërceu kafazin, për të sulmuar pjesëtarë të skuadrës së MekGregor, ndërsa shoqëruesit e tij, përfituan nga situata kaotike, duke sulmuar rivalin irlandez brenda në ring. Mes atyre që u përfshinë në sherr, ishte edhe Zubaira Tukhugov, një tjetër luftëtar i UFC, i cili ishte mes tre personave të arrestuar nga policia e Nevadës. Prej asaj ngjarje, dueli i radhës i Tukhugov u anulua, ndërsa Khabib njoftoi miliona ndjekësit e tij në rrjetet sociale, se nëse pjesëtari i ekipit të tij nuk lejohet të duelojë, atëherë edhe ai do të largohet nga UFC.

Kampioni pretendoi që nëse UFC kërkon të marrë masa, duke dënuar dikë, më mirë të dënojë atë dhe jo Tukhugov. Khabib tha se sherrin e nisi pasi MekGregor i ofendoi vendlindjen, fenë, kombin dhe familjen, ndërsa pretendoi përdorimin e dy standardeve, pasi federata nuk hapi asnjë hetim pas ngjarjeve kur rivali sulmoi autobusin dhe disa njerëz rrezikuan të humbisnin jetën. Më pas, Khabib lëshoi “bombën”:

“Nëse vendosni që ta largoni nga UFC, duhet ta keni të qartë se do të më humbisni edhe mua. Nuk i braktisim kurrë vëllezërit tanë në Rusi dhe do t’i shkojmë kësaj çështje deri në fund, së bashku më vëllain tim. Nëse jeni ende të bindur që ta largoni, mos harroni të më sillni edhe mua ndërprerjen e kontratës, në të kundërt do t’a ndërpres vetë”.

 

View this post on Instagram

 

I would like to address @ufc Why didn’t you fire anyone when their team attacked the bus and injured a couple of people? They could have killed someone there, why no one says anything about insulting my homeland, religion, nation, family? Why do you have to punish my team, when both teams fought. If you say that I started it, then I do not agree, I finished what he had started. In any case, punish me, @zubairatukhugov has nothing to do with that. If you think that I’ll keep silent then you are mistaken. You canceled Zubaira’s fight and you want to dismiss him just because he hit Conor. But don’t forget that it was Conor who had hit my another Brother FIRST, just check the video. if you decide to fire him, you should know that you’ll lose me too. We never give up on our brothers in Russia and I will go to the end for my Brother. If you still decide to fire him, don’t forget to send me my broken contract, otherwise I’ll break it myself. And one more thing, you can keep my money that you are withholding. You are pretty busy with that, I hope it won’t get stuck in your throat. We have defended our honor and this is the most important thing. We intend to go to the end. #Brothers

A post shared by Khabib Nurmagomedov (@khabib_nurmagomedov) on

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.