Sherri me Bilian, Kesi: Ju tregoj çfarë ndodhi, ndjesë!

Frenk Kesi dhe Lukas Bilia patën një moment të pakëndshëm mes tyre gjatë derbit me Interin, por gjithçka është sqaruar. Vetë mesfushori sqaroi gjithçka ndodhi dhe iu kërkon falje klubit dhe tifozëve.

“Në një moment të tillë të lojës ndodh që të gabosh. Kam ndjerë nervozizmin e lojës dhe doja të fitoja. Kur dola e zbraza dufin te Lukas, tani i dhashë dorën. U sqaruam, u kërkoj falje tifozerisë dhe klubit. Këto dhjetë minuta nervozizmi nuk dihet të ndikojnë në sezonin e skuadrës”, u shpreh Kesi për Milan TV.

Më pas ai foli për ndeshjen me Interin dhe mendon se kuqezinjtë luajtën më mirë se ziklatrit: “Ata e nisëm më fort lojën, por ne luajtëm më mirë. Dhamë gjithçka. Ta lëmë pas këtë rezultat dhe të mendojmë për të fituar ndeshjen tjetër”.

Tanimë kampionati ndërpritet dhe te Milani do të kenë mundësinë të rikuperojnë energjitë: “Kemi shpenzuar shumë energji këtë periudhë dhe kemi fituar shumë takime. Duhet të vazhdojmë kështu. Shkojmë në kombëtare, por gjithashtu duhet të rimarrim energjitë dhe të kthehemi më të karikuar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *