Sherri Ibra-Onjevu, Gatuzo: Tentova t’i ndaj si hero, për gjysmë ore s’u afrua askush!

0

Xhenaro Gatuzo po kalon një moment të vështirë, por kjo nuk e pengon të flasë, sidomos për gjërat që nuk i pëlqejnë. Në prezantimin të librit “Nga Calciopoli te Pink Floyd” të Alberto Kostës, trajneri i Milanit i është rikthyer një episodi që bëri bujë në vitin 2010.

Zllatan Ibrahimoviç ishte pjesë e Milanit. Të bëjë sherr me të ishte e pamundur, aq më tepër të dilje fitues. Megjithatë, një amerikan me emrin Oguçi Onjevu, trupmadh që luante në rolin e mbrojtësit, nuk e njihte fjalën frikë.

Mes dy “gjigantëve” nis një sherr i madh në stërvitje.  Gjysmë ore betejë, ndërsa vetëm Gatuzo guxon për t’i ndarë. Trajneri nuk e harron kurrë atë episod dhe e risjell përsëri në këtë formë.

Kishim lëvizur në një fushë tjetër nga ajo ku stërviteshim zakonisht. Kishte shumë njerëz dhe Ibra me Onjevun filluan të ziheshin. Peshonte nga 100 kg secili. Unë si hero tentova t’i ndaj dhe i godita me shkelm, ndërsa Ambrozini nuk u afrua fare. Mora një dy shpulla të mira, e pashë situatën keq dhe ika duke ulëritur: ‘vrisni veten’. Qëndruan gjysmë ore duke u zënë me njëri-tjetrin. Ibrës i binin nervat më vonë, nuk mbante kurrë inat. Ku t’i gjesh lojtarë si ai…”, thekson Rino Gatuzo.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.