Sherr tek Italia, lojtarët kundër trajnerit para Suedisë

0

Suksesi mbulon gjithçka, humbja nxjerr shpesh të palarat. Tek Italia eliminimi i bujshëm nga Suedia ka hapur kutinë e Pandorës. Çdo ditë zbardhen prapaskena të bujshme dhe sot mediat italiane zbulojnë një nga arsyet e mbetjes jashtë Botërorit.

Të dielën, një ditë para ndeshjes me Suedinë, në kampin stërvitor italian ka pasur një përballje të ashpër lojtarë-trajner.

Senatorët e ekipit dëshironin një ekip me skemë 4-3-3 dhe ms Insinje titullar. Refuzim i prerë nga Ventura, i cili këmbënguli te skemat e tij dhe formacioni që nuk ia doli të fitonte ndaj Suedisë.

Përplasja e fundit, por jo e para, sepse që pas humbjes në Spanjë marrëdhëniet e Venturës me skuadrën ishin acaruar keqas.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.