Sherr për vendin e parkimit, masakrohet futbollisti i Zenitit

Sherr për një vend parkimi kemi parë shpesh, ndoshta kemi qenë edhe vetë protagonistë, por që të kalohet në ekstrem dhe të gjakosen njerëzit, rrallë kemi parë e dëgjuar.

Në Rusi duket se i marrin shumë seriozisht këto çështje, sepse mbrojtësi i Zenitit, Senis Terentjev, ka tronditur Rusinë me disa foto të postuara në Instagram, të fshira më vonë.

Futbollisti rus u dhunua nga një ose më shumë persona afër shtëpisë së tij në Shën Petërsburg, pas një sherri për një vend parkimi.

Aq keq ishte rrahuar Terentjev, sa përfundoi në spital dhe bashkëshortja e tij shprehet se ai nuk mbante mend asgjë, kur u përmend. Policia po heton në lidhje me ngjarjen absurde.

Igra? Zenita Denis Terentyev brutalno pretu?en zbog parkinga

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *