Sherr me trajnerin, Aleksis Sançez bën gati “valixhet”

0

Fundjavën e shkuar Arsenali u mund keqas në Liverpul, ndërkohë që ra në sy lënia në stol e sulmuesit kilian Aleksis Sançez, i cili u fut në pjesën e dytë, kur Arsenali shkurtoi rezultatin, por nuk arriti të barazonte dot.

Trajneri Arsen Venger nuk ka komentuar për arsyet që e çuan te vendimi i lënies në stol të lojtarit të vet më të rëndësishëm, i cili ka treguar se është i vetmi që bën diferencën në sulm.

Megjithatë, mediat britanike raportojnë se ka pasur një arsye të fortë për vendin e trajnerit francez, sepse sulmuesi 28-vjeçar ka braktisur një seancë stërvitore javën e shkuar, para se të grindej keqas me shokët e skuadrës.

Incidenti nuk është bërë publik dhe klubi nuk ka lëshuar ende komente, por në media japin detaje nga ngjarja dhe duket se sulmuesi ka pasur një debat të ashpër edhe me trajnerin, i cili është hakmarrë duke e ulur në stol ndaj Liverpulit.

Tani është e qartë që “divorci” është i pashmangshëm, me apo pa Venger në stol pas këtij sezoni, pasi edhe Sançez është lodhur së luajti në një klub të pasur, por me një skuadër që me zor kap vendin e katërt.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image