Sherr me senatorët, tre lojtarë të Juves kërkojnë largimin në janar!

0

 

Sipas portalit “Dagospia”, që përpara disa ditësh kishte zbuluar lajmin sipas të cilit tre futbollistë të Juventusit kanë kërkuar shitjen në janar, emrat në fjalë janë Aleks Sandro (ashtu sikurse është konfirmuar edhe nga Bepe Marota), që ëndërron Çelsin, dhe më pas janë zviceriani Lihtshtajner dhe kolumbiani Kuadrado.

E gjitha kjo ka ndodhur pasi janë zënë dhe keq madje përpara ndeshjes Sampdoria-Juventus në “Marassi” (Juventusi humbi 3-2). Madje, sipas këtij portali, sherri ka qenë aq i madh saqë ka pasur një ndarje mes gardës së vjetër dhe senatorëve italianë dhe të huajve, grup me vetëm disa lojtarë.

Ka pasur shumë fjalë dhe madje fyerje të rënda, teksa për pak nuk janë kapur edhe fizikisht. Një diskutim që ka sjellë çarjen finale dhe të tre në fjalë kanë kërkuar që në janar të largohen.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image