Sherr masiv pas Milan-Lacio, Kesié dhe Bakajoko e teprojnë

Milan-Lacio përfundoi me fitoren e kuqezinjve, ndërsa pas fishkëllimës finale plasi sherri, me tensionin e akumuluar gjatë 90 minutave që shpërtheu. Nuk dihet saktë kush e nisi sherrin, por u përfshinë të gjithë dhe ndërhynë stafet e dy ekipeve për të rikthyer qetësinë.

Ndërkaq, pak më vonë Kesié dhe Bakajoko kryen një gjest aspak simpatik, sepse shkuan poshtë ultrasve të Milanit, duke tundur si trofe fanellën e mbrojtësit të Lacios, Açerbi.

Zanafilla qëndron te deklaratat dhe ngacmimet gjatë javës, sepse Açerbi tha “Lacio është më e fortë, nuk ka krahasim mes lojtarëve, tek e tek”, ndërsa Bakajoko u përgjigj në Tëitter: “Shihemi të shtunën në San Siro”.

Pas sherrit në fund të ndeshjes Açerbi i dha fanellën Bakajokos si sinjal paqeje, por ky i fundit e përdori si trofe lufte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *