Sherr Leverkuzen-Çeh, shkak humori në Twitter

Peter Çeh është përfshirë në një grindje online me Leverkuzenin, për shkak se faqja në anglisht në Twitter e klubit gjerman u tall me portierin, për shkak të një gafe në ndeshjen Arsenal-Mançester Siti 0-2.

Trajneri Unai Emeri kërkon nga Arsenali që të përfshijë në lojë edhe portierin, duke pasuar sa më shpesh kur mungon epërsia numerike ndaj kundërshtarit. Gjithsesi, Çeh nuk u duk fort i sigurt për kontrollin dhe pasimin e topit me këmbë, ndërsa në një moment për pak sa nuk shënoi një autogol komik, duke pasur gabim topin.

Kjo bëri që në Twitter të plaste humori dhe faqja e Leverkuzenit komentoi me humor: “Njohim ne një portier të zotin me këmbë. Ja si ndërtohet një aksion duke nisur nga portieri”, duke postuar më pas një aksion spektakolar të Leverkuzenit, me një aksion goli që nisej nga portieri Bernd Leno dhe pas shumë pasimesh rresht përfundonte me gol.

Leno ishte në stol për Arsenalin të dielën dhe faqja e Leverkuzenit, e famshme për humorin e përditshëm, thjesht shprehu keqardhjen që nuk luante portieri i famshëm që deri sezonin e fundit shkëlqente në Leverkuzen.

Gjithsesi, Çeh e priti shumë keq, duke u ndjerë i ofenduar, ndaj postoi një mesazh në Twitter: “Tek Arsenali kemi vlera të rëndësishme që na bëjnë një klub të madh jo thjesht në anën sportive. Garë e ndershme, profesionalizëm dhe sportivitet, këto janë më të kryesoret për në, bayer04”.

Faqja e Leverkuzenit u përgjigj: “Përshëndetje Peter. Duket se shakaja jonë për të parë Lenon më shpesh në fushë është marrë pak më shumë personalisht dhe është pritur me ashpër se sa duhet. Ishte vetëm pak humor. Ne ndajmë të njëjtat vlera dhe të urojmë gjithë të mirat, së bashku me klubin tënd”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *