Sherr i paparë në Kinë, protagonist Oskar

0

E mbani mend Oskar? Mesfushori brazilian luante te Çelsi deri para pak kohësh dhe ishte një ndër lojtarët më të kërkuar në treg, me Juventusin që e kërkoi për muaj të tërë, duke ofruar deri në 45 milionë euro.

Oskar zgjodhi milionat nga Kina, duke firmosur për Shanghai SIPG vitin e shkuar.

Që atëherë, natyrisht, nuk është se e kemi ndjekur brazilianin, i cili është kthyer në qendër të vëmendjes sot.

Shanghai SIPG barazoi 1-1 në fushën e Guangzhou R&F dhe mesfushori 26-vjeçar krijoi një sherr të paparë, kur në një moment filloi të godiste me top lojtarët kundërshtarë.

Shihni videon që flet vetë…

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image