Sherr, gabim komik dhe asist nga Berisha: një derbi “i zakonshëm” në Melburn

Melburn Viktori fitoi sot 2-1 derbin e madh të qytetit, kundër Melburn Sitit. Një fitore që vlen shumë, jo thjesht për krenari, por edhe në garën për një vend në play-off, sepse skuadra e Berishës tashmë është vetëm një pikë pas Sitit, që mban vendin e tretë.

Kanë mbetur vetëm 5 ndeshje deri në përfundim të sezonit të rregullt dhe duket se Melburn Viktori po shkon në formë perfekte në play-off, sepse i ka fituar dy ndeshjet e fundit dhe ka shanse të mëdha të mbrojë të paktën vendin e katërt, që e luan si pritës ndeshjen e parë në play-off.

Berisha dha asist për golin e parë, shënuar në minutën e 12-të nga Barbaruses, por sulmuesi Fornaroli barazoi me penallti në minutën e 54-t, para se Xhorxh të rikthente në avantazh Melburn Viktori në minutën e 62-të.

Gjatë ndeshjes u regjistrua edhe një sherr masiv në fushë, me skena kaotike, duke bërë që në fund të jepeshin 8 minuta shtesë.

Në mënyrë të pabesueshme, sulmuesi i Viktori, Troisi, në kundërsulm humbi një rast absurd, sepse i vetëm me portën, pa portier përballë, gjuajti jashtë! Gjithsesi, fitorja e Melburn Viktori nuk u cenua.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *