Sherifi “presion” Kukësit

0

Kundërshtari i Kukësit në Champions League, ka zbritur pasditen e sotme në ndeshjen e parë të sezonin, duke sfiduar Zarian. Në shtëpinë e tyre, janë treguar të pa mëshirshëm duke triumfuar me rezultatin e thellë 5-0. Një paraqitje mjaft e mirë dhe që sinjalizon Kukësin se çfarë e pret. Në krahun tjetër, një mundësi e mirë për verilindorët që të studiojnë kundërshtarin.

Përballë ishte një skuadër që në edicionin e shkuar kishte siguruar një biletë europiane, madje aventura europiane ka nisur shkëlqyeshëm, duke eliminuar boshnjakët e Sarajevos, në turin e parë. Performanca e Sherifit mund të konsiderohet perfekte, duke shënuar pesë gola në mënyra të ndryshme. Serinë e golave e hapi debutuesi Mugosha, i cili realizoi bukur një gol me kokë, pas harkimit të mesfushorit Bajal nga krahu i djathtë, ku ishte një nga pikat më të forta të moldavëve. Vetëm dy minuta pas tij, Raku shënoi golin e dytë, kësaj here me një harkim nga krahu tjetër. Me fillimin e pjesës së dytë, Damaskan, kontrolloi bukur një top të gjatë, shmangu një nga mbrojtësit kundërshtarë dhe me të majtën e tij, çoi topin nën këmbët e portierit mik dhe në fundin e rrjetës. Në të 58-ën, Brezovek do të ekzekutonte saktë një 11-metërsh, për të çuar shifrat në 4-0. Për të vulosur gjithçka mendoi Posmak, mjeshtërisht nga një goditje dënimi hodhi një top të bukur, që u shfrytëzua mjaft saktë nga qendërmbrojtësi shtatlartë, për të çuar rezultatin në 5-0.

Një dominim total dhe një sinjal i qartë për Kukësin, për atë çka e pret. Kukësi duhet të tregojë se sa vlen përballë një kundërshtari që aktualisht po kalon një formë të shkëlqyer, sidomos fizike, duke mos shfaqur në asnjë moment dobësi.

Për tu theksuar se Sherif e ka nisur takimin me plot gjashtë lojtarë të rinj në fushë, duke nisur nga portieri Mikuliç, mbrojtësit Raku, Kristjano, Posmac, mesfushori De Nojer dhe sulmuesi Mugosha.

 

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image