Shënon që në minutën e 3, Valdet Rama gjen golin tjetër në Gjermani

Valdet Rama e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin në Gjermani. Me ekipin e Meppenit arriti të shënonte që në debutim, ndërsa seria e golave vazhdon menjëherë në ndeshjen pasardhëse.

Tani ekipi i sulmuesit shqiptar po fiton me shifrat 4-1 ndaj Kaiserslautern, ndërsa po luhet ende pjesa e dytë. Goli i parë do të vinte nga Valdet Rama që në minutën e 3 të takimit, nga pika e bardhë. Futbollisti në fjalë po rigjen shkëlqimin e munguar në Gjermani, ndërsa me ekipin e Kukësit nuk arriti t’i përmbush të gjitha pritshmëritë ashtu siç edhe pritej. /Sport Ekspres/