Shënoi për tre minuta, Ujka: Bylisi më motivon, qëndroj këtu!

0

Serxhio Ujka kërkonte më shumë hapësira dhe u largua nga Laçi i Superiores dhe iu bashkua Bylisit. Sezonin e ardhshëm ballshiotët do të luajnë në elitë dhe mesfushori qendror la shenjën e tij në finalen me Vllazninë, duke shënuar golin e tretë në triumfin 1-3.

Lezhjani 19-vjeçar hyri si zëvendësues në lojë në minutën e 80-të dhe iu deshën vetëm 3 minuta për të gjetur rrugën e rrjetës. Ujka, për SportEkspres.com ka deklaruar: “E falënderoj trajnerin që më dha mundësinë të jem pjesë e kësaj fitoreje të madhe, që me meritë na shpalli kampionë të Kategorisë së Parë. Goli që shënova ishte pjesë e lojës së mirë që po zhvillonte skuadra dhe unë iu bashkova shumë shpejt ritmit të saj. Fati më dha mundësinë të shënoja pas tre minutave në fushë”, theksoi mesfushori Ujka i Bylisit.

Për të ardhmen, lezhjani deklaron se do të jetë në shërbim të skuadrës së Bylisit jo vetëm prej kontratës: “Bylisi më motivon sa herë që futem në fushën e lojës. Këtu do qëndroj për më shumë suksese. Paraqitja ime shpresoj që t’i shërbejë skuadrës në Superiore. Do jemi pretendentë”.

AGRON KAJA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.