Shënkolli, trajneri Kruja: Me Ilirinë, finalja e radhës!

0

Shënkolli po mendon për ndeshjen e radhës, që e zhvillon në transfertë kundër Ilirisë së Fushë-Krujës. Trajneri Alket Kruja deklaron se kjo sfidë është e vlerësuar maksimalisht prej tyre, pasi Iliria është e fortë në fushën e saj.

Për SportEkspres.com, tekniku Kruja deklaroi se në këtë ndeshje skuadra e drejtuar prej tij shkon për të marrë pikë. “Në këto dy javë, asgjë tjetër nuk më shkon ndërmend veç ndeshjes së radhës me Ilirinë në Fushë-Krujë. Duhet vlerësuar, pasi është skuadër e fortë në fushën e saj.

Kemi dy javë kohë që po e përgatisim skuadrën që nga kjo sfidë të mos dalim pa pikë. Të gjitha ndeshjet deri në fundin e kampionatit do të jenë si finale për ne. Edhe kjo me Ilirinë është finalja e radhës për ne”, shprehet Kruja.

AGRON KAJA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.