Shënkolli reagon: Arbitrat udhëtuan me makinat e policisë bashkiake të Kamzës

0

Një kaos i madh: Shënkolli-Kamza përfundoi 0-0 në fushë, me Shënkollin që luajti me 10 lojtarë për një orë, ndërsa pas ndeshjes duket se sfida ka vazhduar me përplasje fizike e akuza.

Drejtuesit e Kamzës akuzojnë për dhunë fizike drejtuesit e Shënkollit, por edhe ata të Besëlidhjes, ndërkohë që akuzohet edhe policia, që nuk bëri detyrën në stadiumin e Shënkollit.

Ndërkaq, kundërpërgjigja e Shënkollit është në lidhje me gjyqtarët: sipas tyre, arbitrat nga Fushë-Kruja, me kryesor Blerim Zirin, kanë udhëtuar për në Shënkoll me makinën e policisë së bashkisë Kamzë.

Nëse është e vërtetë, është një skandal, duke ditur se bashkia Kamzë është aksionere te Kamza e futbollit dhe natyrisht që ngjall dyshime të mëdha.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image