Shënkolli “mace e zezë”, Kamza ndalet sërish

0

E mbylli sezonin e rregullt me rekorde dhe avantazh të madh pikësh, por Kamza duket se në play-off po dridhet.

Pas startit me 4 pikë avantazh nga Besëlidhja ndjekëse, kamzalinjtë kanë fituar vetëm 3 nga 6 ndeshjet e luajtura deri tani dhe sot u ndalën sërish nga “macja e zezë”, Shënkolli, që brenda pak javësh i ka marrë dy barazime.

Edhe pse pa ndonjë objektiv real, Shënkolli luan për fqinjin e vet, Besëlidhjen, dhe sot ndali sërish kryesuesit, në një barazim 0-0 që konfirmon vetëm një gjë: Kamza-Besëlidhja më 13 maj do të jetë një finale e vërtetë, nuk ka mundësi të tjera.

Shënkolli luajti sot me 10 lojtarë për një orë, pas daljes me karton të kuq të mesfushorit Ilir Caushaj, por as epërsia numerike nuk i mjaftoi Kamzës, që tashmë e ka të qartë se nuk e fiton dot kampionatin pa u luajtur ndeshja finale e sezonit.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here