“Shëndet dhe suksese në jetë”, Teuta i jep duart edhe një tjetër sulmuesi në janar

 

Për Teutën është një kohë spastrimesh në merkaton e janarit, sidomos nëse flasim për pjesën e sulmit. Aty ka vuajtur më së shumti ekipi durrsak, ndërsa pavarësisht emrave të ndryshëm që ka në përbërje, kanë pasur probleme për të gjetur rrjetën e kundërshtarëve.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare njoftohet edhe ndërprerja e bashkëpunimit me sulmuesin Abdul Khalid. Ekipi durrsak i uron suksese për vazhdimësinë dhe shëndet këtij futbollisti, që duhet të gjejë një tjetër skuadër. /Sport Ekspres/