Shenaj i bindur: Ky Luftëtar i denjë për Superligën

0

Në shumicën e ditëve stërvitore që ka zhvilluar Luftëtari ka qenë prezent edhe kryetari i Bashkisë, njëkohësisht presidenti i ekipit, z. Flamur Bime. Nga sa bëhet e ditur, në Gjirokastër, do të ketë një përkushtim të madh edhe për skuadrat e moshave. “Akademia e futbollit që do të ngremë së shpejti do të jetë një mbështetje e madhe dhe ndihmesë në rritjen e cilësisë dhe nivelit të futbollit në qytetin tonë”është shprehur z. F.Bime. Ndërkohë, kapiteni i skuadrës gjirokastrite, Fejzo Shenaj, shprehet optimist për ecurinë e Luftëtarit në fazën e dytë. Majde, Shenaj, ka bindjen se skuadra do t’i bashkohet ekipeve që pretendojnë ngjitjen në Superligë së shpejti. ”Nuk e mbështes bindjen time vetëm tek përkrahja nga ana e bashkisë apo tek prurjet e reja në skuadër. Tahirllari dhe Dosti do të jenë një faktor, por nisur edhe nga kushtet shumë të mira që na janë krijuar për stërvitje, shoh një mobilizim dhe përkushtim nga të gjithë futbollistët. Gabuam në fazën e parë në disa ndeshje, sidomos në tre të parat, por e dhamë sinjalin e kthesës dhe besoj se në këtë fazë, do të shikoni një skuadër ndryshe“, shprehet Fejzo Shenaj, një nga kualitetet e skuadrës bluzi.                        G.Beqiri.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here