Shembull i një humanizmi të madh/ Tifogrupi shqiptar do të ndërtojë një shtëpi të re për të pastrehin

Zenun Zymberi jetonte në një barake të vjetër, pa fëmijë e pa familje. Rasti i 64 vjeçarit nga Kosova u bë viral në rrjete sociale. Varfëria dhe skamja kishte arritur në atë pikë sa Zenuni nuk kishte asgjë dhe asnjë mbështetje. Mes shumë reagimesh, tifogrupi i ‘Skifterave’ ndërmori një gjest humanitar të menjëhershëm.

Tifozët kanë premtuar ndërtimin e një shtëpie për 64 vjeçarin,ndërsa deri në atë moment Zenuni do të qendrojnë në një banesë me qira që do të paguhet po nga vet tifozët. Lajmi është bërë i ditur nga vet tifozët të cilët kanë ndarë edhe disa foto nga vendi ku më parë banonte i moshuari. Ndërkohë për Zenunin ka dhe një fytyrë të buzëqeshur gjatë kohës së akomodimit në banesën me qira, por duke ditur që shumë shpejt do të ketë një banesë të re. Dhe kjo fal humanizmit që ‘Skifterat’ kanë vendosur të ndajnë me rastin në fjalë./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *