Shkëmbim “yjesh”, Atletiko dhe Siti pregatisin lëvizjen e bujshme

Gabriel Zhezus është treguar efikas me Mançester Sitin sa e ka thirrur detyra. Megjithatë 22-vjeçari ka fatkeqësinë të diskutojë vendin e tij në formacion me Serxho Agueron. Minutat e tij kanë qenë të limituara këtë sezon nga Guardiola. Kështu sipas “Fox Sports Brazil”, sulmuesi brazilian lidhet ngushtë me një shkëmbim kokë më kokë më Rodrin.

Mesfushori preferohet shumë nga Guardiola, që e do me patjetër si zëvendësues për Fernandinjon, mosha e të cilit nuk premton aspak. Siti me këtë shkëmbim dëshiron të kufizojë harxhimet, pasi problemet me UEFA-n mbi ndershmërinë financiare janë të vazhdueshme. Kjo lëvizje do i leverdiste edhe Atletikos, pasi ikja e Grizman pritet të krijojë një boshllëk të madh në ofensivën e madrilenëve. Zhezus do të ishte lojtari i duhur për ta zëvendësuar.
Braziliani u ble nga Palmeiras për shifrën e 32 milionë eurove në vitin 2017. Para që nuk kanë shkuar dëm, pasi cilësitë e tij janë të padiskutieshmë. Në 68 ndeshje (jo të gjitha si titullar) ai ka shënuar 27 gola. Me kombëtaren regjistron 13 rrjeta në 27 takime. Ndërkohë Rodri është një talent, të cilin Atletiko e mori për 20 milion euro nga Vilareali. 22-vjeçari është një titullar stabël në formacionin e madrilenëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *