Shembet ura gjigante, Italia në kaos

Një tragjedi e jashtëzakonshme ka ndodhur sot në Itali, në Xhenova, aty ku është shembur një urë gjigante.

Ura Morandi, që lidh autostradën Xhenova-Milano me atë Xhenova-Ventimilia, është 1.2 km e gjatë dhe arrin deri në 90 metra lartësi.

Një pjesë e madhe e saj është shembur dhe dhjetëra makina kanë mbetur të varrosura në gërmadha, ndërsa flitet për dhjetëra të vdekur.

Bëhet fjalë për një urë që ka vite më probleme, aq sa edhe në parlament është dorëzuar para dy vitesh një raport që përmblidhte problemet e urës, por qartësisht askush nuk e ka vrarë mendjen.

Ndonëse shirat dhe moti i keq do të përdoren si justifikim, është e qartë që tragjedia ka ndodhur nga vjedhja kriminale e fondeve të ndërtimit të rrugës dhe mirëmbajtjes së saj. Nëse këto gjëra ndodhin në Itali, një vend i BE-së, imagjinojeni vetë çfarë ndodh me rrugët tona, apo gjithçka tjetër që ndërtohet me fonde shtetërore dhe lihet më pas në mëshirë të fatit, apo jepet me koncesion te privatët, që shpesh abuzojnë edhe më keq.

Ndeshja e fundjavës Sampdoria-Fiorentina, për javën e parë të Serisë A 2018/19, mund të shtyhet për një datë të pacaktuar, pasi situata është kaotike dhe qyteti ka kërkuar ndihmë nga gjithë Italia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *