“Shejtani kundër profesorit”, Vllaznia publikon çmimet për ndeshjen që nuk duhet të humbet

Vllaznia do të ketë përballë Laçin në “Loro Boriçi” për ndeshjen e radhës së kampionatit shqiptar. Shkodranët vijnë pas fitores me rezultatin 2-0 ndaj Flamurtarit, atje ku Hygor dha spektakël me golin e realizuar me rroveshatë.

Këtë herë braziliani do të ketë si trajner kundërshtar Armando Cungun. Një emër i njohur për brazilianin, pasi trajneri që i përket tani kurbinasve, do të shprehej për super golin e parë që Hygor realizoi në ndeshjen hapëse të Superiores ndaj Laçit: “Ia mbushi shejtani”.

Rikthehemi në të njëjtin vend dhe për të njëjtën ndeshje, por me ndryshimin se këtë herë në Shkodër do të jetë ulur në stol Armando Cungu dhe jo Sulejman Starova. A do t’ia mbushë shejtani sërish këmbën Hygorit? Kjo mbetet ende për t’u parë, ndërsa Vllaznia publikon edhe çmimet e biletave. /Sport Ekspres/

KF Vllaznia bën të ditur se duke nisur nga sot në ora 10.00 do të fillojë shitja e biletave për ndeshjen e rradhë të kampionatit, atë me Laçin që luhet të shtunën në orën 17.00 në stadiumin “Loro Boriçi”. Oraret e hapjes së sporteleve janë:

E premte 10:00- 14:00 dhe 16.30- 19.00

E shtunë 10:00 deri në përfundimin e ndeshjes

Ju bëjmë me dije se çmimet e biletave për këtë ndeshje janë si më poshtë:

Tribunat C dhe E 200 lekë

Tribuna D 300 lekë

Tribuna A- B 500 lekë

Tribuna VIP 1000 lekë

KF Vllaznia fton gjithë tifozët e saj të jenë të pranishëm për të mbështetur skuadrën tonë në këtë ndeshje shumë të rëndësishme dhe besojmë se prania juaj në stadium do të jetë një shtysë më e madhe për ekipin për të marrë një tjetër fitore.”