“Sheiku” Ronaldo, punonjësit e FIAT në grevë

0

Juventusi shpenzoi 117 milionë euro për të bërë të vetin Kristiano Ronaldon, i cili në 4 vjet do të paguhet 120 milionë euro, shifër që pak a shumë do të përfundojë edhe te tatimet në Itali.

Ky shpenzim kolosal ka tërbuar sindikatat e punëtorëve në Itali dhe punonjësit e kompanisë FIAT (që zotërohet nga familja Anjeli, pronare e Juventusit) janë futur në grevë.

Bëhet fjalë për një fabrikë të Fiat Chrysler Automobiles (FCA) në jug të Italisë, në Melfi, me punonjësit që kanë deklaruar grevë nga datat 15-17 korrik.

“Është e papranueshme që punëtorët të vazhdojnë të bëjnë sakrifica, në një kohë që kompania harxhon qindra milionë euro për blerjen e një futbollisti. Na thonë që është një moment i vështirë, që duhet të marrim ndihmë sociale në pritje të modeleve të makinave që nuk vijnë kurrë. Familjet e punëtorëve shtrëngojnë rripin gjithnjë e më shumë dhe pronarët investojnë kaq shumë para në një futbollist! A është normale që një person të fitojë kaq shumë milionë, ndërkohë që mijëra familje nuk kapin dot fundin e muajit? Jemi të gjithë të varur nga i njëjti padron, por nuk mund të pranohet kjo mungesë e paparë barazie në trajtimin që na bëhet”, shkruhet në komunikatën e publikuar nga Sindikata.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.