Sheiku që do kthejë Newcastle të çmendur me 260 bilionë, media prestigjoze: Lër Mbapen dhe merr Rashicën

Bota e futbollit ka lëvizur me një vrull të jashtëzakonshëm vitet e fundit, duke bërë që të orientohet gjithnjë e më shumë drejt biznesit, me shifra marramendëse që fluturojnë çdo merkato. Sheikët e Lindjes së Mesme kanë nisur të investojnë paratë e tyre të shumta në klubet e futbollit, duke e prishur gjithnjë e më shumë garën, teksa me pasuritë e tyre janë të pakonkurueshëm. Rasti i fundit është Newcastle, që pas falimentimit do të shkojë në duart e princit të kurorës së Arabisë Saudite, Mohamad Bin Salman.

Ky i fundit do e bëjë klubin anglez më të pasurin në Premier League, me një pasuri prej 260 bilionësh. Natyrisht që ambiciet në merkato do të jenë të mëdha, ku u shpalosën edhe planet për të veshur me fanellën e Newcastle edhe emra si Mbape, Walker, Dembele etj. Por media “90min” duket se ka një tjetër ide se si paratë duhen shpenzuar, e kjo hedh poshtë pistën Mbape. Sipas medias në fjalë vlera prej 200 milionë eurosh e futbollistit francez mund të përdoret për të sjellë në “St. James Park” plot 8 lojtarë, mes të cilëve spikat emri i sulmuesit shqiptar, Milot Rashica.

“Duket se i vetmi klub që nuk lidhet me Rashicën në verë është ai aktuali i Werder Bremenit, me lojtarin e përfaqësueses së Kosovës që do i japë fund periudhës së tij në Bundesligë në mënyrë që të kalojë në Angli. Anësori 23-vjeçar ka në total 15 gola dhe assist deri më tani për Bremenin, i cili rrezikon rënien, dje një lëvizje te kampionët e botës së Liverpool-it është një kartë e mundshme. Megjithatë, Newcastle mund t’i ofrojë futbollin e njeriut titullar… dhe shumë para”, shkruan “90min”, që këtë transferim e vlerëson me shifrën e 30 milionë paundëve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/