Shehu e thotë hapur: Presim një nder nga Laçi

Julian Shehu është një nga të rinjtë që këtë sezon ka arritur të shpërthejë në Superiore. Mesfushori, i cili me Kastriotin ka lujatur rregullisht si titullar, në ndeshjen e djeshme me Tiranën u vlerësua si më i miri në fushë për të dyja ekipet.

Pas ndeshjes, që përfundoi 0-0, Shehu ka folur për Supersport: “Ishte një ndeshje mjaft e vështirë për të dyja ekipet, që donin të mos dilnin pa pikë nga kjo ndeshje dhe sidomos ne. Kishim gjithë javën që e përgatisnim ndeshjen, për të hequr presionin dhe për të dhënë më të mirën. Një barazim nuk ishte rezultat i keq për ne, por kishin raste për shënuar. Fatkeqësisht nuk ia dolëm”.

Shehu është optimist, teksa pret që javën e ardhshme Laçi t’u bëjë një nder: “Besoj se ky barazim do të na ndihmojë, shpresoj që Laçi do të fitojë kundër Tiranës dhe do të na bëjë një nder neve. Besojmë se do të ndodhë kjo gjë dhe në fund do të dalim ne të fituar”.

Kastrioti javën e ardhshme pret Teutën dhe një fitore me durrsakët u shkon për shtat edhe kurbinasve, që duan të shkojnë në kupat e Europës. Një mundësi për të dyja ekipet që të ndihmojnë njëra-tjetrën në objektivat që kanë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *