Shehu: E nisëm të përgjumur, Kastrioti mbijeton

Julian Shehu shënoi golin që shmangu humbjen kundër Laçit dhe e cilëson pozitive pikën e marrë. “Jam i kënaqur për golin dhe që i dhashë një pikë skuadrës. E nisëm të përgjumur dhe na dominoi Laçin në pjesën e parë. Barazimi është i kënaqshëm, ata bënë pjesën e parë mirë, në të dytën”. U shpreh Shehu në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.

Në lidhje me mbijetesën, ai tha: “I kemi mundësitë për të qëndruar në Superiore. Do japim maksimumin deri në fund për të marrë rezultate pozitive. Pastaj të shohim. Ka akoma shumë ndeshje dhe shpresoj ta arrijmë objektivin”.

“Goditjet standartë, topat e dytë? Është e saktë, kemi pësuar edhe me Partizanin pas një topi të dytë. Janë disa momente që ndonjëherë shpërqendrohemi dhe nuk jemi aty ku duhet. Ndaj edhe pësojmë. Do mundohemi t’i evitojmë këto gabime në ndeshjet e ardhshme”.

“Zotërimi i topit? Era na pengoi në lojë. Duhet të ishim më vigjilent, duke kuptuar pozicionimin e mbrojtjes së Laçit. Duhet të jepnim më shumë topa për sulmuesit, pasi ata janë të shpejtë. Do mundohemi t’i furnizojmë me topa në vazhdim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *