Shehu: Devolli na ka ndryshuar, e arrijmë Luftëtarin

Mesfushori i Kastriotit, Julian Shehu, ishte i ftuar në emisionin “Zona Gol” në “rtsh”. Futbollisti 20-vjeçar u pyet në emision në lidhje me fitoren ndaj Kukësit, ndryshimin e skuadrës që prej ardhjes së devollit dhe garën për mbijetesë për Tiranën dhe Luftëtarin.

“Ishte një fitore që na shijoi shumë. Besonim se do ta kthenim rezultatin dhe ia arritëm. Do të japim maksimumin në çdo ndeshje të ardhshme. Shpresoj dhe besoj se do ia arrijmë të qëndrojmë në Superiore”.

“Luftëtari po ta marrësh si ekip nuk është në nivelin e Tiranës, ai klub ka shumë histori. Besoj se do ta kapim dhe Luftëtarin. Të mërkurën do të ndeshemi me ta”.

“E kishim përgatitur mjaft mirë ndeshjen kundër Kukësit. Pësuam një gol, por gjetëm forcë dhe reaguam e barazuam”.

“Ndryshim i trajnerit mbase solli një frymë të re. Mënyra se si na përgatiste ndeshjet dhe se si na motivonte për të dhënë maksimumin. Llogaria e vetme që bëjmë ne Kastrioti është ndeshje e radhës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *