Shehi: Zhgënjimi është prezent, ndoshta luaj dhe unë vetëm në mbrojtje!

Trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi, ka folur për emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport”, pas humbjes së skuadrës së tij ndaj Tiranës. Tekniku durrsak ka fajësuar vendosjen e mbrojtësve në të dy golat e Tiranës.

NDESHJA – “Zhgënjimi është prezent, sepse të humbësh një ndeshje të tillë të vjen keq. Kundërshtari erdhi një herë e gjysmë te porta dhe na ndëshkoi. I marrim golat shumë lehtë. Ngo të driblojë brenda zonës rreth gjashtë lojtarëve tonë… nuk e di. Të mos harrojmë që kemi pasur shumë mungesa dhe dalja e Abazit na prishi shumë punë. E ribëmë mbrojtjen nga e para dhe kjo gjë na prishi punë. Nuk kishim mundësi tjera, pasi ato lojtarë kishi,. Sambu nuk mund të aktivizohej, pasi i kishim plotësuar numrin e lojtarëve të huaj. S’kisha ç’të bëja.

PËSIMI I GOLAVE – “Është për të ardhur keq. Ne vazhdojmë që të punojmë, të analizojmë gabimet dhe po ta shohësh golin e dytë, vendosja është gabim. Plus që edhe shumë të lehtë në driblim. Duke mos pasur mbrojtës të mirëfilltë, ndëshkohemi”.

FILLIMI I NGADALTË – “Sigurisht që fillimi i ndeshjes ndoshta nga rreshtimi i kundërshtarëve, ndoshta nga përbërja e lojtarëve që kundërshtari hedh në fushë, ta bën të vështirë punën. Në pjesën e parë, e kemi pasur të vështirë ta nisim topin nga poshtë. Pëllumbi kishte mundësinë, por duke mos pasur eksperiencë, nuk mori përgjegjësi. Radashi u bllokua mirë nga sulmuesit. Edhe goli që pësuam ishte komplet i evitueshëm. Më vjen keq që humbin përqendrimin dhe kjo ishte një nga arsyet për fillimin e ngadaltë”.

GOLI I PARË – “Pak a shumë, është ajo që thashë pak më parë. Mes gjashtë lojtarëve tanë, kundërshtari lëviz lirshëm. Vetëm ne mund të pësojmë ashtu golash dhe më vjen keq. Mbrojtësi duhet të jetë shumë i ashpër, sidomos në zona të ngushta. Duhet ndihmuar shoku dhe të largohen rreziqet. Nuk kemi mbrojtës të mirëfilltë dhe ndonjë neglizhim, pësojmë gola nga mos përqendrimi.

KRIZA NË REZULTATE – “Është një situatë jo e mirë, sepse pas gjithë këtyre ndeshjeve, nuk marrim rezultat. Sigurisht që përgjegjësinë e parë e marr unë, pasi jam i pari në skuadër. Besoj që nuk duhet të prodhojmë të luajmë futboll, por të qëndrojmë prapa dhe të luajmë në kundërsulm. Jo më me filozofinë time! E gjithë puna që bëjmë për të ndërtuar dhe asnjë gol. Ndoshta duhet të sjell vetëm lojtarë mbrojtës dhe të mos sulmojmë!

FORMACIONI – “Do t’i besoj të rinjve dhe do të insistoj. E di që është një risk i madh, sidomos në prapavijë. Kemi lojtarë shumë të rinj dhe nga mungesa e eksperiencës, jemi ndëshkuar më shumë se kushdo. Gjithsesi, ne këto lojtarë kemi në skuadër dhe këto lojtarë do të vazhdojnë të marrin besim, edhe pse kosto është shumë e madhe, pasi unë nuk po marr rezultate”,- u shpreh Shehi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *