Shehi zgjidh dilemat, Mihajloviç revolucion te Luftëtari

Skënderbeu e Luftëtari përballen mes tyre dhe mungesat janë të shumta në të dyja kampet. Shumë lojtarë të dëmtuar dhe trajnerët Orges Shehi dhe Jovan Mihajloviç janë munduar të bëjnë zgjedhjet më të mira. Korçarët luajnë në sulm me Bregun, kurse në mesfushë është zhvendosur Lulaj në vend të Muzakës.

Nga ana tjetër te Luftëtari ndryshimet janë të shumta, kryesisht në mbrojtje ku është vetëm Koconis nga titullarët e zakonshëm. Erik Uarden luan në sulm i mbështetur nga Fili, ndërkohë që nga fillimi e nis edhe Ahmetaj.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 35
E diel, më 26 maj 2019, ora 16:30

Stadiumi “Skënderbeu”, Korçë

SKËNDERBEU-LUFTËTARI
Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Pëllumbi, Abazi, Dita, Lulaj, Sibo, Pervan, Gripshi, Bregu. Trajner: Orges Shehi
Luftëtari: Ruçi, Açka, Koconis, Kukaj, Neziri, Ahmetaj, Hanti, Rapo, Hyseni, Fili, Uarden. Trajner: Jovan Mihajloviç
Gjyqtarë: Klodian Shahini, Andi Koçiaj, Rejdi Zaimi, Eraldo Demiri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *