Shehi zbërthen Skënderbeun dhe ka një mesazh për Partizanin

Orges Shehi e nisi mbarë në krye të Skënderbeu. Ndeshja e parë, fitore dhe trofeu i Superkupës iu drejtua Korçës. “Vijmë te kampionati, kemi pesë javë që përgatitemi. E mbyllëm me sukses Superkupën, duke i dhënë klubit një trofe. Tani çdo ndryshon”, thotë fillimisht para mediave trajneri i Skënderbeut.

Përballë nesër prej orës 19:45 në Korçë do të vite Partizani. “Formacionin ende nuk e kemi zbardhur, por do të bazohemi tek ato lojtarë që luajtën në Superkupë. Objektivi? Çdo klub ka objektivat e veta, sikurse edhe ne. Është përballje mes dy rivalëve të fortë, shorti na e vuri që në javën e parë. Jemi të bindur se kemi përballë një skuadër rivale. Do bëjmë më mirën që të marrim maksimumin. Kjo pasi luajmë edhe në shtëpi”, shton ish-portieri.

Skënderbeu sigurisht që do kërkojë ta nisë mbarë kampionatin: “E thashë edhe më parë, është përballje rivalësh, që e luajmë në shtëpi dhe përballë publikut tonë. Kjo na detyron ta fitojmë. Do bëjmë çmos, pastaj ia lëmë fushës së lojës”.

Merkato është një tjetër temë diskutimi: “Kemi qenë të përqendruar te kampionati, por kemi parë edhe për afrime. Duhet të presim edhe disa ditë, por ka shenja pozitive”.

Shehi në fund foli edhe për forcën e ekipit të tij: “Pikat e forta të Skënderbeu i shoh kudo, por duhet t’ia lëmë kohës për të treguar forcën e këtij ekip. Një nga armët tona më të forta është mentaliteti, të stërviturit, fakti që jemi grup, ruajtja e boshtit, kemi lojtarë me provojë dhe cilësi. Këtë e treguam edhe para një jave, që edhe pse kemi lojtar me shumë tituj, kanë uri për të fituar sërish dhe për ta marrë skuadrën përdore”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *