Shehi: Trofe i fituar me djersë, emocion i madh lajmi i fitores në CAS

Kapiteni i Skënderbeut, Orges Shehi, ka folur në prag të sfidës Skënderbeu-Kamza, por natyrisht në fokus ka qenë kthimi i titullit kampion për sezonin 2015/16.

“E kemi ndjerë gjithnjë tonin këtë trofe, e kemi fituar me djersë. Dita e djeshme ishte emocionuese, lajmi që erdhi na gëzoi pa masë.

“Është kënaqësi e veçantë të jem pjesë e një klubi fitues dhe një skuadre të shkëlqyer. Shkëmbi dhe Arapi kishin fituar 6 trofe, tani unë pres të fitoj trofeun e shtatë, është një kënaqësi e rrallë dhe e pres me padurim momentin e ngritjes së trofeut. Sot do të festojmë pas ndeshjes, me një ceremoni të thjeshtë, por atë trofe që na është kthyer e kemi ngritur një herë.

“Në CAS sërish për betejën me UEFA-n? Sigurisht që është një shpresë e madhe. Sepse pjesë e atyre akuzave ishin dhe ndeshjet  e kampionatit. Kështu që ne kemi besimin që ta fitojmë, sepse për këtë pjesë nuk ka pasur asnjë lloj fakti dhe asnjë lloj prove kundër nesh”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *